english | shqip

Rreth BYL-A

Balkan Youth Link Albania, (BYL-A), është një organizatë jo fitim prurëse pa anëtarësi në formën e qendrës, krijuar në vitin 2001, në bazë të Ligjit nr. 8878, datë 05.07.2001 Për organizatat jo fitim prurëse.

Organi më i lartë vendimarrës i BYL-A është Bordi Drejtues, i cili përbëhet prej 5 anëtarësh, ndërsa organi më i lartë ekzekutiv është Drejtori Ekzekutiv qe zgjidhet nga Bordi Drejtues me një mandat 3 vjecar me të drejtë rinovimi.

BYL-A ka selinë e saj në Tiranë dhe funksionon në gjithe Shqipërinë në bazë të 23 klubeve qytetare të ngritura prej saj në gjithë vendin në vitin 2004. Këto klube janë fuqizuar për të lobuar ne favor të interesit të qytetarëve për cështje që shqetësojnë komunitetin.

BYL-A është krijuar si pjesë e një rrjeti rinor të shtrirë në të gjithë vendet ballkanike me qëllim që të promovojë iniciativa rinore në nivel ballkanik dhe ndërkombëtar dhe lidershipin rinor në nivel lokal dhe rajonal. Ajo është krijuar nga një grup të rinjsh, të cilët sot janë lidera në sektorë të ndryshëm si shoqëri civile, drejtësi, arsim, politikë, media, sistemi bankar, mjekesi etj...

Aktualisht, BYL-A është mjaft aktive në shoqërinë civile, dhe ka nderrmarre iniciativa mbi nxitjen e pjesemarrjes qyetare, promovimin e mirëqeverisjes dhe sundimit te ligjit, parandalimin e dhunes ndaj gruas dhe kriminalitetit rinor, promovimin e lidershipit rinor, perhapjen e metodave interaktive te edukimit per te rinjte, etj...

BYL-A ka ngritur një rrjet prej 30 ekspertësh për shoqërine civile, lidershipin rinor, cështjet gjinore, media, shkencat politike, democracine dhe sundimin e ligjit; dhe, ka trajnuar një skuadër prej 150 studentësh nga universitetet e Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit për vullnetarizem. Këta studentë japin kontributin e tyre me bazë vullnetare ne projektet apo iniciativat e BYL-A në mënyrë të vazhdueshme.

Evente

Balkan Youth Link Albania:
Rrjeti i Debatit - Balkan Youth Link Albania
Freja Forum - Forumi per Aktivitete te Perbashketa Europiane dhe Rajonale
Stamboll, Turqi, 9 -11 Nentor 2012.

Organizatat e ballkanit, Turqise, BE dhe partnere publike e private do te diskutojne per demokracine, mundesite e barabarta dhe inovacionet sociale.

BYL- A eshte pjese e rrjetit te organizatave qe marrin pjese ne organizimin e aktiviteteve ne kuader te Dites Nderkombetare te Vullnetarizmit.
Per me shume kliko ketu.

Shoqëria civile firmos paktin e brendshëm për bashkëpunim drejt barazisë gjinore në Shqipëri

Swiss Cooperation Office in Albania

USA Embassy - Tirana UNICEF Vodafone Albania Foundation UN Women      

Copyrignt BYL-A